Juventusi është rikthyer seriozisht për të garuar për titullin e kampionit, pasi po i mungon tash e tri sezone.
Nën drejtimin e Thiago Mottës është rikthyer edhe entuziasmi në ekip, sidomos me fytyra të reja në fushë, të cilët duken të jenë të uritur për fitore.
“Zonja e Vjetër” triumfoi sonte 3-0 si mysafir ndaj Hellas Veronës, e cila ndeshjen e parë e kishte mposhtur Napolin me rezultatin e njëjtë.
Fillimisht për Juven shënoi Dusan Vlahovic, derisa pas tij shënoi edhe Savona për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë
Në pjesën e dytë, me më pak raste, Juve shënoi edhe një herë përmes Vlahovic, kësaj radhe nga penalltia.
Ndeshja përfundoi me këtë rezultat, teksa kjo është fitorja e dytë e Juventusit në dy ndeshjet e para, duke mbetur ekipi i vetëm me bilanc 100% në këtë fillimsezon.
Ndërkohë, pas fitores së parë, Verona mbetet në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve