Konvertimi i patentëshoferëve, qytetarët e komunave veriore i binden qeverisë

by Nexhat

Të premten ka përfunduar procesi i zëvendësimit të patentëshoferëve të Serbisë, me shenjat e qyteteve të Kosovës në patentë të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

Nga e hëna, drejtuesit e automjeteve që nuk kanë ndërruar dokumentet, do të gjobiten nëse kapen nga policia rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre. E si rrjedhojë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë dalë në terren për të inspektuar kështu situatën

banner

Nuk dihet se sa do të jetë shuma e gjobës dhe siç tha MPB-ja e Kosovës, këto gjoba do të caktohen nga gjykata. Procesi i shkëmbimit të patentëshoferëve ka shkuar pa probleme dhe gjatë kësaj periudhe janë shkëmbyer mbi 6.300 dokumente.

Më së shumti kërkesa për ndërrim të patentë shoferëve janë paraqitur në veri të Kosovës, 5.574.Në Leposaviq ka pasur 1.944 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 1.536, në Zubin Potok 940 dhe në Zveçan 1.154

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy