90
E teksa disa zona po “përvëlohen” nga temperaturat e larta, në disa zona janë shënuar reshje të dendura shiu.
Himara ditën e sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjë që ka shkaktuar edhe problematikat e para.
Burime për media bëjnë me dije se qyteti bregdetar për shkak të rrebeshit të shiut ka mbetur pa drita. Prej katër orësh Himara është pa drita gjë që ka bërë që disa turistë të largohen nga qyteti turistik.