Patentë shoferët ilegal, skepticizëm nëse policia do të shqiptojë gjoba

by Nexhat

Që nga kjo e hënë Policia e Kosovës nuk e lejon asnjë qytetarë që posedon patentë shofer ilegal serb që të vozis automjetin e tij.

Kohë pas kohë, zyrtarë të Policisë së Kosovës në veri të vendit ndalin vetura për të kontrolluar nëse shoferët kanë patentë shofer legal

Kjo pasi që nga kjo e hënë ata mund të marrin gjoba nëse paraqesin, patentë shofer që janë të lëshuara nga Serbia.

Por, njohësi i sigurisë Arben Dashevci beson se Policia e Kosovës nuk do të shkon me kontrolle dhe dënime të ashpra.

“Në këtë pjesë të Kosovës, sa i përket më herët targave, kurse tash edhe patentë shoferëve gjithmonë kanë shkuar me politikë të butë, duke dhënë afate shtesë dhe duke mos shqiptuar dënime të larta ose të shumta”.

Dashevci thotë se nëse ka  kërkesë nga qytetarët serb, edhe për një shtyrje të afatit institucionet duhet ta konsiderojnë.

“Nëse qytetarët andej lumit Ibër, pa dallim etnie kërkojnë shtyrje të afatit, atëherë besoj fuqishëm që Policia e Kosovës dhe institucionet e Kosovës duhet të i shqyrtojnë, edhe nëse jepe afte shtesë nuk ka asgjë të keqe”.

Kurse politikë të ashpër ndëshkimore nuk po kërkon as Betim Osmani, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut, por që edhe nëse ndodhin dënime atëherë policia kryen vetëm detyrën e tyre.

Betim Osmani, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut tha “Besoj që ka pasë kohë të mjaftueshme që qytetarët të i konvertojnë këta patentë shofer, dhe besoj se nuk ka nevojë  për dënime të ashpra, por edhe nëse ka nevojë, Policia e Kosovës duhet me kry punën e vet nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, për çdo ditë policia e Kosovës ndalë vetura pa patent shofer, andaj nuk ka asgjë të keqe”.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil, deri të premten e kaluar 6509 kanë kthyer patentë shoferët nga ilegal në të Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy