Policia jep tender gati gjysmë milioni euro për ndërtimin e objektit të garazhës në Kampin “Enver Zymberi”

by Merita

Policia e Kosovës ka dhënë tender në vlerë gati gjysmë milioni euro për ndërtimin e objektit të garazhës në Kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 607 mijë e 440 euro, por që në fund është dhënë për 494 mijë e 174 euro

Fituese është shpallur kompania “NPN EUROING SHPK”.

“Të gjitha punët duhet të jenë në përputhje me normat teknike dhe standardet Europiane dhe Eurokodit. Kompania punë kryese është përgjegjëse për t’i marrë masat mbrojtëse dhe të siguroj punishten me mjetet sinjalizuese para fillimit të punëve, në gjithë zonën ku do të zhvillojnë aktivitet e saj. Çdo dëmtim të instalimeve nëntoksore që mund të pengoj furnizmin e rregullt të objekteve të PK-së është e obliguar t’i kthejë në gjendje të mëparshme me kosto vetëfinanciar”, theksohet në dosje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy