Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve të Shqipërisë, tha se viti 2030 fo ta gjejë Shqipërinë në tryezën e BE si anëtare e barabartë me të drejta të plota.
” Kur Shqipëria përmendet në korridoret, zyrat apo auditoret e politikës ndërkombëtare ka tjetër tingull emri i saj”.
“E dimë shumë mirë që viti 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Kjo është detyra jonë. E dimë shumë mirë që ulja në atë tryezë sa është një proces i përmbushjes së të gjitha kritereve dhe detyrave është edhe një proces vendimmarrjeje politike, por çfarë na takon ne si në aspektin politik edhe në aspektin teknik është 100% e qartë. Ne duhet të jemi gati. Është shumë më e lehtë të thuash e shumë më e vështirë ta bësh sepse kërkon që gjithçka që kemi bërë deri tani ta konsiderojmë një stad ku mund dhe duhet të ngjitemi në një nivel të ri”, tha Rama.
Për këtë arsye, Kryeministri kërkoi që “trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri”.
“Ngjitja në një nivel të ri sot unë besoj është plotësisht e mundur duke shfytëzuar një eksperiencë shumë të pasur që ka ky komunitet. Shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komunieteti, duke shfytëzuar edhe momentin transformues të Shqipërisë”, shtoi ai.
Rama siguroi sot se Shqipëria në arenën ndërkombëtare do të vijojë të forcojë profilin e partnerëve të padyshimtë dhe miqve të palëkundur