Ukraina të dielën i bëri thirrje Bjellorusisë që të tërhiqte atë që përshkroi si nivele të konsiderueshme të forcave dhe pajisjeve bjelloruse të vendosura në kufirin e tyre të përbashkët. Ministria e Jashtme e Ukrainës paralajmëroi Bjellorusinë që të mos bëjë “gabime tragjike” ndërsa është nën presionin e Moskës.
Një deklaratë e ministrisë u bëri thirrje forcave të armatosura të Bjellorusisë “të ndalojnë veprimet jomiqësore” dhe të tërheqin trupat e tyre jashtë rrezes së kufirit. Ministria tha se forcat speciale të Bjellorusisë dhe ish-luftëtarët mercenarë të Wagner ishin në mesin e trupave në kufi.
Pajisjet e tyre përfshinin tanke, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje inxhinierike, të vendosura në rajonin Gomel pranë kufirit verior të Ukrainës. Deklarata tha se Ukraina “asnjëherë nuk ka ndërmarrë dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim armiqësor kundër popullit bjellorus”.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha më 18 gusht se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe kishte vendosur gati një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit./reuters