Vrasja e kunatit me 10 plumba, djali i të dyshuarës thotë se burim i aktit fatal qe xhelozia

by Nexhat

Djali i N.M, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj me 10 plumba ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet mes tyre, të cilat rezultuan me pasoja fatale.

Ai në rrëfimin e tij ekskluziv, ka thënë për Nacionalen, se axhi i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.

”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer”.

”Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë”.

”Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të”.

”Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.

Ju s’e keni dëshmuar ndonëjherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?

”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem. Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy