Admirali i Forcave të Përbashkëta me seli në Napoli, Stuart Munsch, vizitoi sot Kryerministrin Kurti

by engel

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart Munsch, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Admirali amerikan, i cili ka arritur sot në Prishtinë, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, gjatë takimit me Kurtin ka biseduar për sigurinë në Kosovë.

“Diskutimet e sotme u fokusuan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Në fotografinë e publikuar shihet së në takimin mes kryeministrit Kurti dhe admiralit Munsch, ishin të pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ndryshe, menjëherë pas arritjes në Kosovë, Admirali Stuart Munsch sot ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas. Gjatë takimit Ulutas dhe Munsch diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy