Sonte uraportua për plagosjen e një 49-vjeçari në Prishtinë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Po ashtu, policia ka konfirmuar edhe një plagosje tjetër në kryeqytet.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës tha se “sot rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”.
Ndërsa, për plagosjen në orën 22:40, Ahmeti tha “kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person”.
“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani është arrestuar një person i dyshuar”, shtoi ajo