Haradinaj premton që pensionet do të jenë 450 euro

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me pensionistë të Vushtrrisë, ku siç thotë ai u shpreh zhgënjim i thellë me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale.

Haradinaj thekson se premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes se kësaj kategorie nga Qeveria.

Tutje, ai pohon se pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme.

“Ato më e pakta do të jenë në nivelin e pagës minimale, që arrijnë shifrën prej 450 euro. Projeksioni ynë është që të sigurohet një buxhet dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Ne i besojmë në një Kosovë ku pensionistët gëzojnë kujdes të posaçëm, dhe ku çdo qytetar jeton me dinjitet”, shkruan ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy