Kurti ka pritur në takim përfaqësues të DPS të Malit të Zi, partisë që deri vitin e kaluar udhëhiqej nga Milo Gjukakoviq

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të martën përfaqësues nga Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi (DPS): Abaz Dizdarevic, nënkryetar i DPS-së, Aleksandra Vukoviq-Kuç, nënkryetare e DPS-së, dhe Andrija Nikoliq, kryetar i Klubit të Deputetëve të DPS-së.

Ky subjekt politik deri në vitin e kaluar drejtohej nga Milo Gjukanoviq, politikan që kishte udhëhequr shtetin e Malit të Zi për tri dekada

banner

Në takim u bisedua mbi vlerat euro-atlantike dhe parimet e social-demokracisë, bashkëpunimit dhe orientimit të ndarë së bashku për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimi i Kosovës që t’i bashkëngjitet dhe NATO-s, organizatë ku bën pjesë dhe Mali i Zi, ka transmetuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate.

Kurti i falënderoi përfaqësuesit prezent të DPS-së për bashkëbisedimin, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Malit të Zi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy