“Rritje pagash 6.8 euro”, Mustafa: Për katër vjet, masa e vetme lehtësuese e qeverisë

by Nexhat

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagën Minale dhe shkallët tatimore në të ardhurat vjetore për të hyrat personale, rezultoi që 6.8 euro do të përkthehen në “rritje pagash”, për çka ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, tha se “qe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostosë së jetesës, 6 euro e 80 cent shtesë”.

“Qeveria e paska bë një ndryshim simbolik të politikës fiskale, përmes ndryshimit të shkallëve të tatimit në të ardhura personale. Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë. Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë!”, shkroi Arben Mustafa.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy