Subvencionimi për efiçiencë të energjisë për shtëpi, Kurti-qytetarëve: Aplikoni sa më parë

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të aplikojnë sa më parë në thirrjen për subvencionimin për efiçiencë të energjisë nëpër shtëpi,

Kjo thirrje është hapur sot dhe do të zgjasë dy javë.

“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, ka shkruar Kurti, derisa ka publikuar linkun për informim dhe atë për aplikim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy