Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në Këshillin e Legjislacionit që çështja për mandatin e deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohet në seancën plenare të datës 12 shtator.
Mes debateve, PS dhe PD dolën me një raport të përbashkët nga mbledhja e këshillit për t’ia përcjellë seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar
Raporti kërkon i kërkon kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.
Mbkledhja u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ai i cili akuzoi kolegët socialistë se kanë shkelur kushtetutën duke mos zbatuar v endimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë të detyrueshme dhe të painterpretueshme nga Kuvendi.
“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe më vjen mirë që klolegët e mësuan në muajt e fundit të kësaj legjislature”, tha Bardhi.
“E vërteta është që kjo çështje ka nisur diskutimin në qershor 2022. Jemi më shumë se dy vite me vonesë për të zbatuar një dispozitë të Kuvendit.
Kolegia juaj është kapur në flagrancë përmes përfitimit të pasurive publike. Kjo përben një shkelje të rëndë të Kushtetutës që duhet të shqyrtohet në themel nga GJK.
Ju po i jepni mesazhin më të gabuar drejtësisë se nëse merr vendime pa leje nga Edi Rama ato nuk do zbatohen. Këtë keni bërë deri më sot”, tha gjithashtu Bardhi.