4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën

by Merita

Buka është padyshim e mrekullueshme në shije dhe në shqisa por sa i përket shëndetit jo dhe aq. Buka është e para prej së cilës një person që dëshiron të humbasë në peshë, duhet të heqë dorë.

Nga ana tjetër teprimi me bukën shoqërohet me pasoja në organizëm, të cilat do t’i gjeni duke lexuar më poshtë, shkruan AgroWeb.org.

banner

Më shumë uri
Kur vjen puna tek uria, ka shumë rëndësi lloji i bukës që zgjedhim. Buka ofron shumë karbohidrate e veçanërisht ajo e bardha ka një nivel të lartë glicemie. Studimet tregojnë se konsumi i produkteve me nivel të lartë glicemie mund të shtojë urinë dhe ta shtyjë njeriun drejt tepricës.

Niveli i sheqerit rritet
Ngrënia e një koshi të tërë me feta buke mund të nxisë rritjen e tepërt të nivelit të sheqerit në gjak. Kur kjo ndodh, njeriu përballet me një rrezik të shtuar të shfaqjes së diabetit. Buka e bardhë përmban drithë të përpunuar dhe ka nivel të lartë glicemie që përkthehet në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Shtim në peshë
Buka e bardhë nuk ofron fibër e as ushqyes të tjerë dhe rrjedhimisht nuk ju mban të ngopur gjatë. Kësisoj ju do të konsumoni më shumë ushqim sepse do të ndiheni më të uritur dhe do të merrni më shumë kalori që përkthehet në shtim të paevitueshëm në peshë.

Probleme me tretjen
Një nga disavantazhet e konsumit të pakët të fibrës është tretja problematike dhe konstipacioni.

Për më tepër, buka e bardhë mund të përmbajë shumë kripë, veccanërisht nëse hani disa feta njëra pas tjetrës. Konsumi i tillë i kripës shkakton fryrje në stomak e jo vetëm. Ekspertët këshillojnë konsumin e frenuar të bukës dhe përzgjedhjen e llojit të duhur të saj që është buka me drith të plotë e të papërpunuar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy