Bashkëshortja: Ardian Nikulaj u pagoi turistëve britanikë drekën para se ta vrisnin

by Nexhat

Biznesmeni Ardian Nikulaj pagoi drekën e turistëve britanikë që kishin shkuar në lokalin e tij për të ekzekutuar planin e vrasjes së tij.

Këtë detaj e ka treguar  Vera Nikulaj, bashkëshortja e të ndjerit Ardian Nikulaj, gjatë një interviste për tabloidin britanik “Daily Mail”.

Ndonëse ruheshin për shkak të gjakmarrjen, ajo ka nënvizuar se në asnjë moment nuk kanë dyshuar se turistët anglezë do përfshiheshin në këtë atentat.Më tej ajo ka treguar se në restorantin e hotelit të familjes Nikulaj pa fillimisht Harriet Bridgeman, nënë e një djali të vogël.

“Ajo vazhdimisht bënte kontakt me sy me Ardianin. I thashë, unë flas anglisht, si mund të të ndihmoj. Ajo kërkoi të merrte me qira një makinë dhe Ardiani ia rregulloi këtë punë”.

Të nesërmen, familja Nikulaj drekoi në restorant dhe tavolina e tyre ishte ngjitur me atë të Bridgeman, ku i pranishëm ishte dhe një nga të akuzuarit e tjerë britanikë.

“Ajo donte të paguante me kartë krediti, por nuk po funksiononte. Ardiani i tha kamarierit që mos u shqetëso se do t’i paguaj unë. Ata erdhën tek ne, falenderuan Ardianin që u pagoi drekën”, shton Vera në rrëfimin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy