Gashiq, admiralit Munsch: Hapja e urës së Ibrit shkakton valë të re të largimit të serbëve nga Kosova

by Merita

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka takuar sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart Munsch, dhe me atë rast ka thënë se hapja e urës mbi Lumin Ibër do të përfaqësonte një lëvizje të rrezikshme për sigurinë e serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Në njoftimin e MPB-së serbe, thuhet se Gashiq i ka thënë admiralit Munsch se Serbia ka dëshmuar gatishmërinë e saj për të gjetur zgjidhje konstruktive dhe jo të njëanshme, “por se politika e institucioneve” të Kosovës “kundër serbëve, si dhe veprimet e paligjshme dhe moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, kanë çuar në krizën më të madhe që nga nënshkrimi i saj”.

banner

“Një sërë lëvizjesh të njëanshme nga institucionet e përkohshme në Prishtinë të ndjekura nga një rritje e vazhdueshme e numrit të incidenteve me motive etnike drejtuar popullatës serbe shkakton shqetësim të thellë dhe një nga to, jo i fundit në seri, është provokimi i hapur për çështjen e paralajmërimit për hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë”, citohet të ketë thënë ministri serb.

Sipas njoftimit, Gashiq ka theksuar se “hapja e asaj ure do të përfaqësonte një lëvizje të rrezikshme për sigurinë dhe do të shkaktonte një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të hapur, duke shkaktuar një valë të re të emigrimit të serbëve” nga Kosova.

Ministri serb i mbrojtjes tha në takimin e sotëm se “Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të të gjitha çështjeve përmes dialogut politik, me qëllim të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët në Kosovë”.

Admirali Munsch, sipas njoftimit, ripohoi angazhimin e vendosur të NATO-s për stabilitetin në rajon, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, si dhe angazhimin e anëtarëve të saj për paqen dhe sigurinë e përhershme në rajon.

Njoftimi i MPB-së serbe shton se admirali Munsch ka nënvizuar rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të drejtpërdrejta dhe transparente të komunikimit ndërmjet NATO-s, KFOR-it dhe autoriteteve shtetërore serbe, ndër të cilat, siç theksoi ai, “ndërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralit Millan Mojsilloviq, Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dhe vetë atij”.

“Sipas admiralit Munsch, kjo vizitë është një tjetër konfirmim i dialogut të zhvilluar ndërmjet NATO-s dhe Serbisë, por i kushtohet edhe zhvillimit të bashkëpunimit praktik dhe mbështetjes për reformat e Serbisë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit ushtarak, duke shtuar se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, kryesisht përmes misionit të KFOR-it, qëllimi i të cilit është ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit”, u tha në njoftimin e MPB-së serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy