Kallas pritet të nis angazhimin në dialogun Kosovë-Serbi, pozita e emisarit special mund të hiqet

by Nexhat

Shefja e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, së shpejti do të nis detyrën e re të saj ku do ta zëvëndësojë Josep Borellin. Kallas e cila tashmë ka arritur në kryeqytetin evropian, mes shumë çështjesh, pritet të merret edhe me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruanRadio Evropa e Lirë,

Siç raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, me Kallas në krye të politikës së jashtme mund të hiqet plotësisht pozita e emisarit special, të cilën aktualisht është duke e mbajtur sllovaku, Miroslav Lajcak. Mandati i Miroslav Lajcak skadon më 31 janar 2025. Sipas REL, ndonëse Borell e kishte angazhuar Lajçakun nga viti 2020 si emisar, ka pasur pak progres real në negociata.

banner

“Dëgjoj gjithashtu nga diplomatët e Brukselit se ata presin që ajo të jetë e gatshme të merret me dialogun e mprehtë Beograd-Prishtinë të nisur nga BE-ja. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, kërkoi ish-ministrin e jashtëm sllovak Miroslav Lajcak në vitin 2020 për të shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun, por ka pasur pak progres real dhe duket se ky funksion mund të hiqet plotësisht me Kallas në krye”, shkruhet në tekstin e REL të publikuar me datë 27 gusht 2024.

Kallas ka njoftuar më 26 gusht se ka zbarkuar në Bruksel dhe se pret të takohet me kolegët e shërbimit diplomatik të BE-së. Ajo ka paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë me plotë takime dhe biseda, me fokus në seancën për konfirmimin e saj në Parlamentin Evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy