Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur kritika ndaj qeverisë aktuale për përgjegjësi të dobët në ndikimin pozitiv të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Referuar disa vendimeve të fundit nga qeveria, ai në Edicionin Special, vlerësoi se ky ekzekutiv edhe në të kaluarën ka marrë masa kozmetike mirëpo pa ndonjë efekt të qëndrueshëm në jetën e popullatës, transmeton klankosova.tv.
”Ky vendim është në vazhdën e vendimeve të thata që ka marrë kjo qeveri, pa një ndikim substancial në ndryshimin në të mirë të jetës së qytetarëve të Kosovës”.
”Kemi parë edhe në të kaluarën që kjo qeveri ka marrë vendime apo masa kozmetike sa për t’u dukur mirë aty për aty, mirëpo nuk kanë pasur një efekt të qëndrueshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës, dhe kjo masë e sotit nuk bën shumë dallim nga ato masa”.