Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Trepça, pasi të martën njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje, ka bërë të ditur se po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje.
Me vendim të menaxhmentit të Trepçës, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme afariste në dy njësi biznesore të ndërmarrjes — minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishnicë-Artanë
“Vendimi parasheh mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes. Gjatë pjesës së mbetur të vitit, ndërmarrja synon rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve sipas një plani të veprimit të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës. Për këtë qëllim janë intensifikuar punët në minierë dhe flotacion dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajt shtator–nëntor”, thuhet në njoftimin e menaxhmentit të Trepçës,
Në bazë të vendimit për gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje janë pezulluar pushimet vjetore të punëtorëve për muajt shtator, tetor dhe nëntor.
Vendimi për gjendje të jashtëzakonshme është marrë me 26 gusht, ku thuhet se humbjet kanë qenë të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.
Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 8 milionë euro për ta mbështetur ndërmarrjen gjatë vitit 2024