Kelmendi: Ura e Ibrit po i mbanë në pushtet liderët politik në Kosovë dhe Serbi

by Nexhat

Ish-deputeti, ish-zëvendëskryeministri dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, president i “ELKOS GROUP – ETC”, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Urën e Ibrit, duke ngritur shqetësime për situatën e krijuar në Mitrovicë.

Sipas Kelmendit, kjo urë është bërë një mjet politik që po mban në pushtet forcat destruktive, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, duke penguar hapjen e saj dhe duke krijuar pasoja të rënda

banner

Kelmendi thekson se pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë, ura duhej të ishte hapur për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe afrimin mes qytetarëve. Megjithatë, sipas tij situata aktuale është e tillë që përfiton nga ky bllokim, duke ruajtur status quo-në politike në të dy vendet.

Ai paralajmëron se përpjekjet për hapjen e urës, përfshirë punimet teknike si pastrimi dhe ngjyrosja, kanë shkaktuar një reagim të ashpër nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas Kelmendit, ka përdorur këtë situatë për të testuar reagimin e radikalëve serbë.

Si rezultat, ndërhyrja e forcave të KFOR-it dhe përfshirja e inteligjencës amerikane kanë qenë të nevojshme për të parandaluar një konflikt të mundshëm.

Kelmendi përfundon duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga veprimet e njëanshme dhe ngritjen e tensioneve, duke vënë në dukje se një lëvizje e gabuar mund të çojë në përplasje midis forcave të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, duke rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy