Koalicionet parazgjedhore, Rexhaj: Besoj se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Vetëvendosjes

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka thënë se kjo parti nuk të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti opozitare.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor me Alternativën dhe Listën Guxo, Rexhaj tha se për këtë do të vendos kryetari i partisë, por që beson se Alternativa dhe Guxo do të jenë në listë të Lëvizjes Vetëvendosje

“Nuk e di në aspektin teknik si do të ndodh por ne jemi me Listën Guxo dhe dhe Alternativën e znj. Kusari Lila, sigurisht që do të shkojmë se bashku me këto subjekte politike por në aspektin teknik se si do jetë do të vendosin subjektet politike. LVV është subjekt i cili do t’i hyjë garës por pa ndonjë koalicion të këtyre partive të cilat mund të aludojnë. Në aspektin teknik është cështje e kryetarit të subjektit politik unë besoj se (Alternativa dhe Guxo) do të jenë në listen tonë”, tha Rexhaj për rtv21

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila,  ditë më parë ka thënë se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend ka treguar se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.

Nesër përfundon afati për deklarim të koalicioneve në KQZ

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy