Kreditimi i ekonomisë në Shqipëri u rrit me 30 për qind për 7-mujorin 2024

by Nexhat

Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri në muajin korrik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 29.3 miliard lekëve, me një rritje prej gati 31% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Edhe për 7-mujorin e parë të vitit, kredia është rritur me ritme të ngjashme dhe qëndron në nivelin më të lartë në nëntë vitet e fundit

banner

Për periudhën janar-korrik janë dhënë gjithsej 211 miliard lekë kredi të reja, me një rritje prej 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e shpejtë e kredisë këtë vit po mbështetet sidomos nga biznesi.

Kredia për bizneset në muajin korrik kishte vlerën e 20.7 miliard lekëve, 31% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Edhe bilanci progresiv i 7-mujorit është në rritje. Kompanitë private përfituan gjithsej 149.5 miliard lekë kredi, me një rënie prej 44.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bizneset po shfaqin kërkesë të lartë për kredi, sidomos në segmentin e korporatave, pjesërisht edhe falë angazhimit në projekte të partneritetit publik-privat. Nga ana tjetër, bankat po i përgjigjen kësaj kërkese, të mbështetura nga një gjendje e mirë likuiditeti dhe nga bilance të shëndetshme, që kanë rritur oreksin për rrezik.

Edhe kredia e re për individët në korrik vijoi rritjen e qëndrueshme, në linjë me tendencën positive të viteve të fundit. Kredia e re kishte vlerën e 8.4 miliard lekëve, në rritje me 31% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Edhe për 7-mujorin kredia e re ngelet të ndjeshme. Ajo arriti vlerën e 61.3 miliard lekëve, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë.

Kreditimi i individëve vazhdon të mbështetet sidomos te financimi i blerjeve të pasurive të paluajtshme.

Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, vijoi rritjen. Ai arrit vlerën e 798.3 miliard lekëve, rreth 2.3 miliard lekë më shumë krahasuar me qershorin. Me bazë vjetore, rritja e kredisë arriti në 13.3%.

Rritja vazhdon të jetë më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli ka arritur vlerën e 309 miliard lekëve, në rritje me 13.6% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 447.5 miliard lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy