Malishevë: Komandanti i KFOR-it në Pejë, Rocco Mundo vizitoi kryetarin Ekrem Kastrati

by engel

Komandanti i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kolonel Rocco Mundo, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Koloneli Mundo përsëriti përkushtimin e tij dhe të personelit të tij për të ruajtur sigurinë lokale dhe për të vazhduar një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat lokale, duke përfshirë edhe mbështetjen për përmirësimin e infrastrukturës së komunës së Malishevës.

banner

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë, kanë shkruar në faqen zyrtare zyra për informim e KFOR-it

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy