Posta e Kosovës ka hapur edhe një filiale në qytetin e Mitrovicës së Veriut. Për vizitë në këtë pikë të re të Postës kanë qenë dy ministra të Qeverisë Kurti, Elbert Krasniqi dhe ministrja Artane Rizvanolli.
Megjithatë kjo vizitë e tyre s’është pritur dhe aq mirë nga disa serbë lokalë të cilët i kanë përcjellë me fishkëllima dy ministrat kosovarë
Ministrja Rizvanolli ka qenë e para që ka marrë shërbim tek kjo pikë postare, duke shkruar dhe dërguar një kartolinë për një të afërm të saj.
Pas daljes nga pika postare, dy ministrat janë fishëllyer dhe janë përcjellë deri tek makinat zyrtare nga këta serbë lokalë. Policia e Kosovë shihet që është kujdesur gjatë gjithë kohës për sigurinë