Molliqaj: Ura e Ibrit është kufiri i Kurtit

by Nexhat

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se Ura e Ibrit është kufiri i kryeministrit Albin Kurti.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se ‘prej kur prej kur presioni diplomatik përfundoi e filloi ai konkret e fizik, nuk kemi turizëm urash’.

banner

“Shkrirja nacionaliste megjithatë ndodhi, mbështetja po rritet. Por cili është realiteti i pamanipuluar në këtë rast.

Ura është kufiri i Kurtit. Ura e Ibrit është kufiri i rezistencës së tij. Për pasojë edhe është dështimi i një politike, është kufiri i saj. Vizitat e niveleve të larta politike dhe të sigurisë tregojnë vetëm një gjë: veriu është problem politik që nuk reduktohet në banda e kontrabandë. Për ne, ky problem zgjidhet një herë e mirë përmes ripërcaktimit të kufijve”, shkroi Molliqaj

Sipas tij, Kosova është tërhequr dhe njëkohësisht thotë se ka shkatërruar çdo marrëdhënie miqësie.

“Strategjia e Qeverisë ka qenë tjetër, ajo na thoshte se problemi i veriut janë bandat në veri dhe korrupsioni në Prishtinë. Bandat kinse ikën, edhe pushteti në Prishtinë u ndërrua. Pse tërheqje tash? Kush u kërcënua? Cila ishte pasoja eventuale?

Çfarë ndalon ura krysore mbi Iber? Qarkullimin? Jo, njerëzit mund të kalojnë në këmbë. Kalojnë edhe me vetura pak metra më andej. Ura e Ibrit është simbolika politike e trajtimit special të veriut. Trajtim që nesër mund të marrë formë Asociacioni. Sikur ura, as Asociacioni nuk është i menduar si kufi fizik.

Trashje autonomisë në dokumente, rritje e votës, izolim ndërkombëtar. Kështu përmblidhen veprimet e Qeverisë në veri. Por, pasojat tashmë janë të mëdha. Kosova është tërhequr dhe njëkohësisht ka shkatërruar çdo marrëdhënie miqësie”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy