57
Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, është parë sot duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Siç mëson Gazeta Express, bëhet fjalë për takimin e Ndihmës Sekretarit të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus me kryeministrin Albin Kurti, ku shihet edhe ambasadori amerikan teksa futet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Goffus sot gjatë ditës është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Ozkan Ulutas, dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas shefit të CIA-s dhe admiralit amerikan Munsch, kjo është vizita e tretë e nivelit të lartë në Kosovë brenda pak ditësh