Pagat e disa minatorëve të Trepçës “peng” i shitjes së koncentratit

by Nexhat

Minatorët e Trepçës po ankohen se paga i ka dalë jo e plotë, duke akuzuar udhëheqësit se po i dënojnë për shkak të protestave në të cilat morën pjesë gjatë muajit të kaluar për shkak të po pagës.

Njëri prej minatorëve, i cili zgjodhi të mbetet anonim, për KlanKosova.tv deklaroi se punëtorët tjerë të kësaj ndërmarrjeje, gjegjësisht “ata që punojnë në sipërfaqe” i kanë marrë pagat në plotni.

Sipas tij, vetëm punëtorët e minierës po dënohen më dënim me pagë.

Drejtori i minierës në flotacion në Stantërg, Shyqiri Sadiku, i kontaktuar nga Klankosova.tv tha se pagën e plotë e kanë marrë vetëm stafi që punojnë në kujdestari, nga mjetet e ndara nga qeveria, ndërsa për pjesën tjetër do të ekzekutohet sapo të krijohen të hyrat nga shitja e koncentratit.

“Më së largu deri në javën e ardhshme do të dalin rrogat. Ne e kemi lajmëruar operatorin që të vijë ta merr koncentratin, i kemi treguar që e kemi stokun e gatshëm dhe pritet vetëm konfirmimi i tyre dhe mjetet do të dalin, e pastaj e bëjmë ekzekutimin edhe të pjesës së mbetur të pagës”, u shpreh Sadiku.

Gjatë muajve të fundit, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë shprehur shpesh pakënaqësi për vonesa në paga. Madje gjatë muajit qershor ishin zotuar se përderisa nuk i merrnin paratë që u takojnë, nuk do ta nisnin punën.

Udhëheqësit e saj arsyetoheshin për mungesë buxheti, ndërkaq qeveria pati dal me një komunikatë duke u bërë thirrje që ndërmarrja të punonte më shumë në drejtimin që të gjeneronte më shumë të hyra vetanake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy