Praga mbledh udhëheqës botërorë për diskutime rreth sigurisë globale, Kosovën e përfaqëson Osmani

by Nexhat

Këtë javë, Praga do të jetë mikpritëse e forumit vjetor Globsec – më të madhit në Evropën Qendrore – për të diskutuar sfidat kryesore të sigurisë në botë. Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës politikë dhe ekspertë do të diskutojnë çështje kritike për sigurinë, mbrojtjen, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe për luftërat në Ukrainë dhe Gazë.

Diskutime do të ketë edhe për Ballkanin Perëndimor, nëse rajoni është në udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe për mundësitë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.

banner

Në të kaluarën, në margjina të këtij forumi është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe janë zhvilluar takime në këtë drejtim.

Në margjina të Globsec-ut, Shefja e BE’së, Ursula von der Leyen, e ka prezantuar pakon 6-miliardëshe për Ballkanin.

Pjesëmarrjen këtë vit e kanë konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksanbdër Vuçiq, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë të angazhuar në këtë rajon.

Kjo është hera e parë që forumi mbahet në Pragë pasi për 18 vjet rresht është mbajtur në Bratisllavë. Por, tani ka zëra që forumi nuk është më i mirëpritur në vendlindje.

E përditshmja çeke, Seznam Zpravy, ka raportuar që vetë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka dalë kundër organizatës ndonëse dikur e kishte lavdëruar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy