Rrokulliset vetura me pesë persona brenda afër Sllatinës, raportohet për viktima

by Nexhat

Mbrëmjen e së enjtes, në afërsi të Sllatinës në magjistralen Prishtinë-Pejë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona brenda.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, deklaroi se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale nga ky aksident

Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të

Zëdhënësi Hoxha tha se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.

“Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, deklaroi tutje Hoxha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy