SHQIPËRI/Rritet numri i aksidenteve në korrik, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

by Nexhat

Muaji korrik ka pasur numrin më të lartë të aksidenteve në raport me një vit më parë, ku në total u regjistruan 146 raste me një rritje 16.8 %

Të dhënat e INSTAT thonë se këto të dhëna paraprake dhe ende në përditësim, tregojnë se pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, fataliteti i tyre ka qenë më i ulët

banner

“Në muajin korrik 2024 numërohen 146 aksidente rrugore, nga të cilët 191 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë këtij shtatë mujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 16,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Shkaktarët e aksidenteve kryesisht vijnë nga sjellja e drejtuesve të mjeteve në timon dhe në një numër më të ulët sjellja e këmbësorëve. Në 91,1% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,3% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë me 19,2%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së enjte, me 8,9%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 19,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy