Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve – dy emra të rinj bien në sy

by Nexhat

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 6 dhe 9 shtator.

Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga rrethanat ata do të mund të përfshihen në kombëtare

Risi në listën e Fodës është emri i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj, si dhe sulmuesit të ri Eliot Bujupi, i cili ka luajtur më parë me Kosovën U-19 dhe Fisnik Asllani gjithashtu.

Foda ka ftuar edhe lojtarë nga Superliga e Kosovës si Ilir Avdyli, Ilir Krasniqi dhe Lindon Emërllahu, ndërsa nuk mungojnë as emra tjerë që janë larguar së fundmi si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani dhe Emir Sahiti.

Në listë janë edhe yjet e përhershme si Amir Rrahmani, Mergim Vojvoda, Florent Muslija, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Dardanët i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndërkaq, në të njëjtën ditë, paraprakisht përzgjedhësi Foda, do të mbajë konferencë për media në hotel ‘Emerald’ në orën 13:00.

Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C, ku përpos Rumanisë e Qipros do të përballet edhe me Lituaninë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy