Fundjava me mot të ndryshueshëm, temperaturat lëvizin ndërmjet 11-31 gradë Celsius

by Nexhat

Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 27-30 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm parashihet edhe për të dielën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 27-31 gradë Celsius.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy