Fuqia autentike botërore e Sitting Volley, kombëtarja iraniane e kësaj disipline ndodhet në Paris për të fituar medaljen e tetë të artë në historinë e saj në Lojërat Paralimpike.
Por kampionët në fuqi tani përballen me një kundërshtar që nuk është i lehtë për t’u mposhtur, pikërisht Ukraina e cila me 140 atletët e saj është një nga delegacionet më të mëdha dhe më ambicioze në Paris 2024.
Për më tepër, në kombëtaren e Ukrainës ka një personazh të veçantë, i cili është këtu jo vetëm për të treguar se vendi i tij dhe populli i tij po ecin përpara pavarësisht pushtimit rus dhe luftës, por edhe për të dërguar një mesazh për të gjithë ata që, si ai, u gjendën në fushën e betejës dhe pagun pasojat, shkruan Ansa, percjell Informim.net.
Yevhenii Korinets, me nr. 2 i Ukrainës, ishte një ndihmësmjek ushtarak i cili, në moshën 25-vjeçare, nuk kishte shkelur kurrë jashtë vendit të tij dhe në një moment e gjeti veten në front.
Në mars të vitit të kaluar, për shkak të lëndimeve të rënda të marra gjatë përpjekjes për të ndihmuar ushtarët e tjerë që po luftonin në Bakhmut, atij iu desh t’i amputohej këmba e majtë në pulpë.
“Por nuk e kuptova menjëherë – thotë ai – më kujtohet se isha në shtrat dhe mendoja se do të vdisja, thashë me vete: Nuk kam udhëtuar kurrë, nuk kam parë botën dhe tani jam duke vdekur'”. Në vend të kësaj, ai mbijetoi, dhe falë sportit, në rastin e tij, volejbolli i ulur, ku ai është lojtar, ai gjeti forcën për të vazhduar, për të shkuar në Paraolimpiadë.
“Unë luaja volejboll edhe para se të shkoja të shkoja në ushtri menjëherë pas pushtimit të vendit tim – thotë ai nga Parisi – Më pas u gjenda në këtë situatë të veçantë, por, në një mënyrë tjetër, fillova të luaj përsëri, duke bërë atë që po bëj tani. Unë jam këtu për një arsye shumë specifike, përveçse ndihmoj në rritjen e ndërgjegjësimit në botë për atë që po ndodh në Ukrainë, do të doja t’i bëja njerëzit të kuptojnë rëndësinë shoqërore të sportit dhe të përdor shembullin tim për të siguruar që veteranët e plagosur të luftës, edhe ata të plagosur rëndë, të gjejnë një mënyrë të reagojnë dhe të mos rrinë në shtëpi pa ditur cfarë të bëjnë”.
“Më shihni mua – thotë ai -: tani në moshën 27 vjec, falë volejbollit ulur kam qenë në Kinë, SHBA dhe në shumë vende të Evropes. Ne patjetër duhet të gjejmë gjithmonë forcën për t’u ngritur përsëri”./Informim.net