Kurti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë: Qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Siç njofton ZKM, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

banner

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Davenport për “bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy