Ministri Krasniqi tregon për operacionin e Policisë në Veri

by engel

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në katër komunat veriore. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se aty u mbyllën komunat paralele.

Sipas Krasniqit, këto institucione paralele ilegale funksionin nën direktivat e Serbisë, duke cenuar kushtetueshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

banner

“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë:

  1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës
  2. Komuna paralele e Mitrovicës
  3. Komuna paralele e Zveçanit
  4. Komuna paralele e Zubin Potokut
  5. Komuna paralele e Leposaviqit.
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy