Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit
Ai u shpreh se tashmë performanca e opozitës është e përqendruar vetëm në ballkonin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha
Në lidhje me protestat e organizuara nga opozita, ai tha se ato tashme nuk entuziazmojnë më
“Performanca e opozitës është përqendruar në ballkonin e Berishës, ose në ndonjë protestë që nuk entuziazmon shumë. Kur bëhet fjalë për efikasitet performance, nuk mund të kuptohet jashtë gjithçkaje që zhvillohet në vend. Protestat kanë qenë tepër për të krijuar një ndjeshmëri tek gjyqësori”, tha ai.
Lubonja foli edhe në lidhje me atë që është quajtur një shtator i nxehtë sa i përket ndryshimeve që priten në qeveri edhe në nivel ministrash, në mbledhjen që kryeministri Rama do të bëjë më 1 shtator
“Ndrysho gjithçka që të mos ndryshoje asgjë. Ndryshime që bëhen për të hequr ndonjë person që nuk është komod sepse i kanë dalë disa skandale. Ose janë ndonjëherë teka mërzitjeje që tregojnë zhvlerësimit të zerove që vijnë pas 1-shit. Ndryshimet që vërtetë ka nevojë Shqipëria dhe PS duhet të nisin nga koka jo nga bishti. Performanca kryesore e kësaj qeverie”, u shpreh Lubonja