Shqipëria sivjet kryesuese, Kurti kërkon mbështetje në takimin me Vengun për anëtarësim në Kartën e Adriatikut

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti në ndërtesën e qeverisë ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu.

Fillimisht Kurtii shprehu falënderimin për mbështetjen e Shqipërisë dhe raportet tona vëllazërore.

“Vuri theksin veçanërisht edhe në thellimin e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura si ato për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake, deri tek rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut (A-5), ku Shqipëria është edhe kryesuese këtë vit.

“Duke e falënderuar për vizitën dhe bashkëbisedimin, kryeministri i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë ministrit Vengu”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy