Të paktën gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një sulm të madh rus në Kharkiv, në Ukrainën lindore

by Merita

Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pjesën verilindore të Ukrainës, goditi një ndërtesë banimi dhe një park fëmijësh, duke vrarë 6 persona dhe plagosur 47 të tjerë, sipas zyrtarëve.

Kryebashkiaku Ihor Terekhov njoftoi në platformën Telegram se një fëmijë ishte vrarë në park. Tre persona u vranë në ndërtesën 12 katësh banimi, që u përfshi nga zjarri si rezultat i sulmit, tha ai.

banner

Rreth 20 persona janë në gjendje të rëndë, sipas guvernatorit rajonal Oleh Syniehubov. Një pjesë e ndërtesës banesore ishte djegur, ndërkohë që katet e larta të ndërtesës ende po digjeshin. Disa vetura të parkuara para ndërtesës po ashtu ishin djegur.

Shërbimet e emergjencave dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes për t’u ofruar ndihmë të mbijetuarve. Trupi i një viktime, i mbuluar me një qilim, qëndronte në tokë para ndërtesës, i rrethuar nga forcat policore.

Banorë të të gjitha moshave, disa të përgjakur dhe të hutuar, ishin ulur në stolat e parkut apo po qëndronin aty pranë ndërsa punonjësit e ndihmës së parë po trajtonin plagët e tyre.

Autoritetet nuk dhanë detaje se si vdiq viktima e pestë pasojë e sulmeve, që goditën katër lagje të qytetit.

Kharkivi ka qenë në shënjestër të bombardimeve të ashpra ruse që nga fillimi i luftës, ndonëse në javët e fundit intensiteti i sulmeve është ulur, ndoshta për shkak të sulmit të befasishëm të forcave ukrainase në rajonin e Kurskut, në brendësi të Rusisë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy