Disa turistë u goditën me thikë të premten vonë pasdite në qytetin egjiptian Taba, në kufirin me Izraelin, në Gjirin e Akabas.
Lajmi u raportua nga al Arabiya e cila citon TV egjiptian Al-Qahera News, përcjell Informim.net.
Aktualisht nuk ka detaje të tjera mbi natyrën e sulmit. Nuk është ende e qartë nëse ajo që ka ndodhur konsiderohet të jetë e natyrës thjesht kriminale apo e një natyre terroriste.
Jerusalem Post shkruan se mediat izraelite raportojnë aktualisht për gjashtë persona të cilët kanë pësuar plagë në kokë, duke theksuar gjithashtu se ambulancat janë në pritje për të kaluar kufirin e Izraelit me Egjiptin, afër të cilit ndodhet qyteti turistik ku ndodhi episodi.
Sipas kanalit izraelit Channel 12, goditja me thikë mund të jetë rezultat i një sherri mes izraelitëve dhe stafit të hotelit./Informim.net/