47
Mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi nuk është më pjesë e skuadrës rumune Cluj. Klubi ka njoftuar sot ( e shtunë) në mëngjes se me marrëveshje të ndërsjellë është vendosur që të shkëputet kontrata me Thaqin.
31-vjeçari ishte bashkuar me Cluj pas përfundimit të sezonit 2023/2024. U konsiderua një lëvizje e shkëlqyer për karrierën e tij. Por, Thaqi luajti vetëm katër ndeshje në kampionatin rumun. Në gjashtë ndeshjet e fundit ai nuk u grumbullua fare në Cluj.
Prishtina, Gjilani dhe Suhareka janë tre skuadrat që janë interesuar pëe transferimin e tij.