E rëndë në Korçë, bashkëshorti lyen me lëndë djegëse ish-partneren e i vendos flakën

by Nexhat

Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup.

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi Bledar Trëndafili, 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, 31 vjeçe

banner

Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Gjendja e gruas është e rëndë, ndaj për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy