Kastrati: Qytetarëve iu rrit paga për 6 euro e 80 cent, Kurti veç Gani Jakupit i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të taksave të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se qytetarëve u është rritur paga vetëm 6 euro e 80 cent, kurse Gani Jakupit i ka dhënë pagë 7 mijë e 500 euro në muaj

banner

“Albin Kurti I ka rrit rrogat 6 euro e 80 cent, pra 1 mijë e njëqind qytetar kur i marrin ka 6 euro e 80 cent, është baraz me 7 mijë e 480 euro në muaj. Albin Kurti vetëm dostit Gani Jakupi, prej taksave i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj. Versioni tjetër 13 mijë e 200 qytetarë kur i marrin 6 euro e 80 cent bëjnë afërisht 90 mijë euro, Gani Jakupi i ka marrë vec vet 90 mijë euro nga Albin Kurti”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy