Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

by Nexhat

Declan Rice u ndëshkua me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij në ndeshjen ndaj Brightonit.

Mesfushori i ‘Topçinjve’ ishte ndëshkuar paraprakisht me të verdhë në pjesën e parë pas një ndërhyje të vonshme në Joel Veltman

banner

Ishte pikërisht Veltman ai i cili ishte përfshirë në incidentin që e përjashtoi Rice me kartonin e tij të dytë të verdhë në këtë takim.

Rice e faulloi Veltmanin, i cili më pas e goditi yllin e Arsenalit duke e hedhur atë në tokë

Tifozët e Arsenalit kërkuan ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh që ta ndëshkojë me të kuq Veltmanin për ndërhyrje të rrezikshme.

Sidoqoftë, Kavanagh në vend të kësaj e përjashtoi Ricen, ndërsa Veltman i shpëtoi të kuqit pas VAR-i nuk sinjalizoi për një të tillë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Liga Premier lëshoi një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar arsyen pse Rice u ndëshkua.

“Gjyqtari dha një karton të dytë të verdhë për Declan Rice pasi e vonoi fillimin e ndeshjes”, thuhej në deklaratën e Ligës Premier.

Një lojtar i cili godet topin për të humbur kohë ose për ta parandaluar kundërshtarin të ekzekutoj ndonjë rivënie apo ndërprerje gjithmonë është ndëshkuar me karton të verdhë në Ligën Premier, tash e një dekadë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy