Lista Serbe mbajti mbrëmë konferencë për media të caktuara, ankohen gazetarët serbë në veri

by Merita

Lista Serbe mbrëmë ka mbajtur një konferencë për media pas aksionit që ndërmori Policia e Kosovës për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale të Serbisë në veri të vendit.

Por, kjo parti nuk i ka njoftuar të gjithë gazetarët për konferencë. Kjo ka ngjallur reagimin e gazetarëve e mediave, përfshirë edhe atyre në veri që raportojnë në gjuhën serbe.

banner

E këtë herë shumica e mediave, përfshirë edhe Kontakt Plus, nuk ishin të informuar për këtë ngjarje, tha ky medium në gjuhën serbe.

“Duke marrë vesh nga kolegë të caktuar nga terreni, gazetarët e redaksive lokale dolën në konferencë për shtyp. Mirëpo, kur mbërritën në vendngjarje, u tha se ngjarja nuk ishte për mediat që ata gazetarë përfaqësonin, por për disa të caktuara. Meqë nuk na lejuan të marrim pjesë në konferencë, audienca e medias sonë u privua nga informacioni, i cili në këtë moment është jashtëzakonisht i rëndësishëm për publikun, për shkak të ngjarjeve  në veri të Kosovës”, ka shkruar ky medium.

Gjithashtu edhe KoSSev u ankua për këtë. Mediumi raportoi se Lista Serbe u përpoq ta pengojë gazetarin e tyre.

Sipas KoSSev, as korrespondenti i Zërit të Amerikës, i cili gjithashtu raportoi për këtë situatë, nuk ishte i ftuar në këtë konferencë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy