47
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, gjatë të cilit kjo e fundit mbylli pesë objekte të komunave ilegale.
Stano, duke shpërndarë reagimin e djeshëm të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se hapat e fundit nga Kosova rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm, raporton Gazeta Express.
“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano në X krahas deklaratës.