Vuçiq i lumtur që fuqitë perendimore dënuan veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës

by engel

Pas përfundimit të Forumit Global të Sigurisë GLOBSEC 2024, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Vuçiq theksoi se është e rëndësishme që evropianët dhe amerikanët e ddënuan kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për depërtimin e forcave të policore në veri të Kosovës, duke shtuar se “ngadalë por me siguri, E gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush është ai që realisht dhe në thelb krijon probleme në rajon”.

banner

“E rëndësishme është që KFOR-i, si dhe NATO-ja, t’i mbajnë pozicionet e tyre të lidhura fort me urën në Ibër. Më duhet të pranoj se nuk e kuptoj mirë se çfarë është qëllimi, përveç dëshirës për të provokuar Serbinë? nuk e kuptoj fare se çfarë është thelbi dhe cili është rezultati përfundimtar, të cilin e sheh lidershipi i Prishtinës”, tha Vuçiq në Pragë, ku po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë.

“Për momentin përfaqësuesit e Listës Serbe janë duke biseduar me Quintin në Prishtinë. Besoj se ata do t’i përcjellin shqetësimet e e tyre. Ne do të punojmë me njerëzit tanë. Ata do t’i marrin të gjitha të ardhurat e tyre, sido që të jetë. Ne do të vazhdojmë të investojmë sa më shumë dhe do të mundohemi të ruajmë paqen dhe mbijetesën e popullit tonë në Kosovë, por mendoj se nëse ka një gjë të vogël që nuk është e keqe në të gjitha këto të këqija, është që ngadalë me siguri e gjithë bota ka filluar të kuptojë se kush në të vërtetë dhe në thelb shkakton probleme në rajon”, përfundoi Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy