Anësori i ri i Napolit, David Neres u grabit me armë pas fitores 2-1 të Partenopeit ndaj Parmës të shtunën, tha gruaja e tij në Instagram.
Anësori i Napolit, Neres, u grabit me armë të shtunën mbrëma pas fitores 2-1 kundër Parmës në Stadio Maradona.
Hajdutët po drejtonin një motoçikletë dhe e thyen makinën jo shumë larg Stadio Maradona.
Sipas Calciomercato.com, Neres po shkonte në Grand Hotel Parker’s me gruan dhe vajzën e tij dhe iu grabit një orë Rolex.
Neres dhe familja e tij ishin qartësisht të tronditur, kështu që anësori nuk ndaloi të firmoste autografe për tifozët jashtë hotelit. Për këtë arsye, bashkëshortja e tij ka kërkuar falje përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram.
“David do të donte t’u kërkoj falje fansave që e prisnin jashtë”, shkroi Kira Winona në një histori në Instagram.