Erdogan: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, nëse Izraeli ka “Kupolën e Hekurt” – ne do ta kemi të “çeliktë”

by Nexhat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”, duke synuar të integrojë sistemet e mbrojtjes, sensorë dhe armë – si dhe vazhdimin e mëtejmë të avancimin e fluturakeve pa pilot.

“Turqia do të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore. I gjithë projekti Kupola e Çeliktë do të ketë të gjithë komponentët. Nëse (Izraeli) ka Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë”, tha Erdogan

Erdogan theksoi se Kupola e Çeliktë do të sigurojë që sistemet turke të mbrojtjes ajrore të jetë me shtresa të shumëfishta, ku të gjithë sensorët dhe armët turke të punojnë në integrim me njëra-tjetrën.

Ai gjithashtu foli për avancimin e mëtejmë të teknologjisë së fluturakeve pa pilot.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy